RTV AHIRETI
Shëndetësi

Jeni ndjerë të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

jeni-ndjere-te-pergjumur-gjate-dites,-kjo-nuk-eshte-shenje-e-mire!

Jeni të përgjumur gjatë ditës? Nuk është shenjë e mirë. Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që janë të përgjumur gjatë gjithë ditës, janë të predispozuar të pësojnë rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

Në mjekësi çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

Related posts

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të lini duhanin me lehtësi

RTI

Karrota dhe vetitë kuruese të saj

admin

Lëng qershie për të luftuar pagjumësinë. Ja si ta përgatisni…

rezart morina