RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jens Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiq, kjo është kërkesa e fundit që iu bëri

jens-stoltenberg-flet-me-kurtin-dhe-vuciq,-kjo-eshte-kerkesa-e-fundit-qe-iu-beri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Stoltenberg, teksa ka deklaruar se në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet e situatës.

Ai po ashtu potencoi se dialogu është e vetmja rrugë përpara.

“Fola me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO-KFOR mbeten vigjilente”,theksoi ai.

Ndryshe ditët e fundit në Kosovë pati largime të shumta të serbëve të cilët shërbenin në institucionet drejtuese në vend.

Si fillim u shkarkua drejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq. Pas këtij shkarkimi, zyrtarë të shumtë policorë nisën të dorëhiqeshin nga Policia e Kosovës, duke dorëzuar kështu edhe armët dhe pajisjet e tjera policore.

Duke vazhduar tutje, Lista Serbe njoftoi të shtunën për largim nga Qeveria e Kosovës dhe nga të gjitha institucionet e vendit.

Njësoj vepruan edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, të cilët u dorëhiqen duke lënë kështu këto komuna pa drejtues.

Të gjitha këto veprime të serbëve erdhën si kundërshtim i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e targave të automjeteve nga ato ilegale, në RKS.

Edhe pse Qeveria e Kosovës vendosi që si fillim serbëve të iu shqiptohen disa fletëqortime, e tu jepet ende afat për mundësinë e konvertimit të këtyre targave, të njëjtit nuk dëshiron që të pajtohen me këtë çështje.

Kësisoj situata vazhdoi të “acarohet” edhe më tepër në veri, ndërsa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe vendet e QUINT-it vazhdimisht është kërkuar që të mos përshkallëzohet situata, e që gjithçka të zgjidhet përmes dialogut.

Po ashtu Kosovës është vazhduar t’u kërkohet formimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, gjë të cilën disa herë radhazi e ka kundërshtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Derisa kërkesat e aleatëve vazhdojnë të jenë të njëjta, mbetet të shihet se cila do të jetë situata në vazhdim sa i përket ndryshimeve në politikë, e në siguri në Kosovë.

Related posts

Vuçiqi e mban në krah njeriun e shpallur non-grata nga SHBA-të për të cilin ka fletarrest në fuqi në Kosovë

admin

Kurti tregon 4 hapat që Kosova është e gatshme t’i pranojë dhe ato që duhet bërë Serbia

rezart morina

Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

rezart morina