RTV AHIRETI
Shëndetësi

Jetike për mbrojtjen e syve dhe imunitetin, cilat janë ushqimet e pasura me vitaminë A

jetike-per-mbrojtjen-e-syve-dhe-imunitetin,-cilat-jane-ushqimet-e-pasura-me-vitamine-a

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit.

Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë.

Ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë.

Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.

Vlerat më të rëndësishme të vitaminës A

Mbrojtje për sytë nga sëmundjet e moshës Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit.

Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit.

Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës. Njerëzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës. Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë.

Për më tepër, sipas të dhënave sasitë e mjaftueshme të beta karotenit ngadalësojnë humbjen e shikimit si pasojë e moshës.

Rrezik më i ulët ndaj sëmundjeve tumorale

Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija.

Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.

Për një sistem të shëndetshëm imunitar

Vitamina A luan një rol thelbësor në mekanizmat mbrojtës të organizmit. Ajo është përgjegjëse për shtresat mbrojtëse të syve, mushkërive dhe stomakut.

Kjo vitaminë është e përfshirë edhe në prodhimin dhe funksionin e rruazave të bardha të gjakut. Ato pastrojnë gjakun nga bakteret dhe patogjenët e tjerë.

Për këtë arsye, mungesa e vitaminës A, mund ta bëjë individin një shënjestër më të lehtë të infeksioneve dhe vështirësojë shërimin.

Vitamina A

Vitaminën A e merrni edhe si suplement në farmaci, por mund ta gjeni edhe në ushqime të caktuara. Ushqimet ku mund ta gjeni: Pjepri, patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Related posts

Ky është vadeal për të ngrënë një mollë nësKy është vakti ideal për të ngrënë një mollë nëse doni përfitime maksimale shëndetësoreshëndetësore

admin

Këto pije rrisin rrezikun e sulmit në zemër

admin

Këto ushqime ju ndihmojnë të trajtoni urthin!

rezart morina