RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jo thjesht pushtim: horror hebre në Bregun Perëndimor

jo-thjesht-pushtim:-horror-hebre-ne-bregun-perendimor

Aty ku s’ka Hamas: dhunë e koordinuar dhe sistematike e kolonëve ndaj popullsisë palestineze

Situata në Bregun Perëndimor të pushtuar nga izraelitët, ka arritur në nivele kritike pas një vale sulmesh sistematike dhe të dhunshme të ndërmarra nga milicitë e kolonëve izraelitë. Ngjarjet e fundit, të përqendruara kryesisht në zonën e Masafer Yatta në jug të Hebronit, përshkruhen si një fushatë e mirëfilltë terrori që synon dëbimin e banorëve vendas përmes dhunës fizike, shkatërrimit të pasurisë dhe vrasjeve.

Një nga ngjarjet më tronditëse u regjistrua nga kamerat e sigurisë në fshatin Khirbet al-Fakhit. Një burrë palestinez, i cili po ecte i qetë në pronën e tij, u sulmua brutalisht nga një grup prej pesë kolonësh të armatosur me shkopinj dhe shufra hekuri.

Dëshmitë tregojnë se si viktima u godit vazhdimisht në kokë dhe në fytyrë, madje edhe pasi kishte rënë në tokë pa ndjenja. Gjatë kësaj kohe, anëtarët e tjerë të grupit të kolonëve mbanin nën kërcënimin e armëve familjarët e viktimës, duke i penguar ata të ndërhynin. Pasi familja u mbyll brenda shtëpisë, agresorët tentuan të thyen dyert dhe hodhën spraj djegës përmes dritareve të thyera, duke shkaktuar panik te gratë dhe fëmijët.

Nata mes të martës dhe të mërkurës, u shndërrua në një skenë të hapur pogromesh të koordinuara në tre fshatra: Khirbet al-Fakhit, Khirbet Tibnah dhe Khirbet al-Halawa. Kolonët jo vetëm që sulmuan fizikisht banorët, por ndërmorën një aksion të gjerë plaçkitjeje, duke vjedhur dhe vrarë bagëtitë e fermerëve vendas, të cilët mbijetesën e tyre e bazojnë pikërisht te blegtoria.

Sipas dëshmitarëve, kur ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile tentuan të mbërrinin në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, ato u bllokuan dhe u goditën me gurë nga vetë kolonët. Ndërsa milicitë civile terrorizonin fshatrat, ushtria izraelite kreu operacione paralele që rënduan edhe më shumë bilancin e viktimave.

Në al-Dhahiriya, ushtarët qëlluan për vdekje 20-vjeçarin Mohammed Rajih Nasrallah dhe shkatërruan me mjete të rënda mbi 100 rrënjë ullinj, si dhe një strukturë tregtare. Ngjarje të ngjashme u raportuan edhe në Tulkarem, ku ushtarët qëlluan mbi dy të rinj (motër e vëlla) teksa dilnin nga shtëpia e tyre.

Ndërsa vajza u trajtua nga ekipet mjekësore, i vëllai i plagosur u mor forcërisht nga ushtarët, të cilët penguan ndihmën e parë. Ky përshkallëzim i dhunës vjen në një kontekst politik ku kolonitë, ndonëse të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, po zgjerohen me ritme të shpejta nën mbrojtjen e qeverisë aktuale të Tel Avivit.

Banorët palestinezë të këtyre zonave, kryesisht blegtorë dhe bujq, po gjenden gjithnjë e më shumë të rrethuar dhe të pambrojtur përballë një axhende që synon asgjësimin e prezencës së tyre në këto troje.

Sulmi i fundit në Turmus Ayya, ku u shkulën qindra pemë ulliri, dhe vrasja e një palestinezi tjetër në veri të Jeruzalemit, dëshmojnë se gjeografia e këtij terrori po shtrihet në të gjithë territorin e pushtuar. /tesheshi.com

Related posts

Skandali Epstein, dëshmon Hillary Clinton: Nuk kam asnjë informacion për aktivitetet e tij kriminale! Komisioni duhet të pyesë Trumpin, jo mua

admin

Samiti i NATO-s në Bukuresht, Xhaçka: Shqipëria u rikonfirmua si faktor kyç në stabilitetin e rajonit

admin

Raketa iraniane godet Dimonën, pranë reaktorit bërthamor të Izraelit, të paktën 20 të plagosur! Pamjet e dëmeve

admin