RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jo vetëm përmes Merdarit, Policia fton mërgimtarët t’i shfrytëzojnë edhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë

jo-vetem-permes-merdarit,-policia-fton-mergimtaret-t’i-shfrytezojne-edhe-vendkalimet-e-tjera-kufitare-me-serbine

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata,
Policia e Kosovës ka këshilluar bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative për të dalë nga Kosova.

“Policia njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”.

Ndryshe ditëve të fundit mërgimtarët janë përballur me pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 14:22), pritjet më të gjata janë në vendkalimin kufitar në Mutivodë, ku po pritet deri në tri orë për të dalë nga Kosova, kurse në Merdar deri në 60 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë aktualisht ka pritje deri në 30 minuta në dalje, kurse për të hyrë në Kosovë nuk pritet më gjatë se 10 minuta.

Related posts

Bauer: Paqja nuk është e sigurtë për askënd, të jemi të gatshëm nga çdo agresion

rezart morina

BE dënon përdhosjen e Kuranit, bën thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë

rezart morina

Takimi në Bruksel, Lajçak: Sqaruam detaje të rëndësishme për dinarin, javën e ardhshme mblidhemi me ambicien për ta gjetur një zgjidhje

admin