RTV AHIRETI
Shëndetësi

Jo vetëm verës, pse preferohet ngrënia e akullores edhe gjatë dimrit

jo-vetem-veres,-pse-preferohet-ngrenia-e-akullores-edhe-gjate-dimrit

Shumë njerëz besojnë se akullorja është kënaqësi që shijohet vetëm për ditët e nxehta të verës. Kjo nuk është e vërtetë.

Veç pse moti është i ftohtë gjatë dimrit, nuk do të thotë që nuk mund të shijoni një ëmbëlsirë të këndshme siç është akullorja, shkruan blogu “glazedpb”.

Nuk do të shqetësoheni për shkrirjen e akullores

Një nga problemet më të mëdha të të ngrënit të akullores gjatë stinës së nxehtë është shkrirja. Akullorja shpejt nis të shkrihet dhe përlyen duart apo rrobat. Gjatë dimrit, nuk ekziston ky shqetësim, pasi temperaturat e ftohta do ta mbajnë akulloren optimale

Qetëson dhimbjet e fytit

Akullorja është opsion i mirë për t’i trajtuar dhimbjet e fytit. Kjo pasi freskia e saj ndikon në qetësimin dhe mpirjen e fytit të irrituar. Ajo ndihmon gjithashtu në marrjen e kalorive si kalciumi.

Përshtatet me pijet e nxehta

Nëse jeni adhurues i kafesë, akullorja është kombinim perfekt. Bashkë me akullore, pirja e një kafeje do të ishte e mirëseardhur gjatë stinës së dimrit.

Related posts

​Flini pa larë dhëmbët, po i bëni shumë dëm shëndetit tuaj

rezart morina

Këto janë 7 ushqimet më të këqija për trurin tuaj (dhe ju sigurojmë që i konsumoni)

admin

Për çdo gjysmë ore që qëndroni ulur, ecni pesë minuta

rezart morina