RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takimi i 27 shkurtit, Lajçak: Propozimi evropian është “lëre ose merre”

takimi-i-27-shkurtit,-lajcak:-propozimi-evropian-eshte-“lere-ose-merre”

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për transmetuesin publik emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre!.

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e pranon propozimin evropian, të njohur si propozimi franko-gjerman, si një bazë të mirë për t’i diskutuar mosmarrëveshjet me Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Megjithatë, ai ka thënë se ka shumë gjëra që duhet të dakordohen me Serbinë, përpara arritjes së marrëveshjes. Kurti ka deklaruar se në propozim gjendet de-fakto njohja e Kosovës nga Serbia.

Related posts

Nisma e fëmijëve në Angli për të mbledhur para për fëmijët e prekur nga tërmetet në Turqi e Siri gjatë Ramazanit

admin

Papa Françesku: Rreth 2 mijë emigrantë janë mbytur që nga fillimi i vitit në Mesdhe, dhimbje dhe turp

admin

Presidenti amerikan shpreh ngushëllime për tërmetet vdekjeprurëse në Turqi

admin