Në vitin 2022, 924,000 kërkesa për azil u regjistruan në BE, ose trefishi i rreth 330,000 ardhjeve të paligjshme në BE.
Kështu ka deklaruar Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
“Ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare duhet të mbrohen, ata që nuk e kanë atë duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës: kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur sistemin dhe për këtë arsye ne duhet të rrisim numrin e riatdhesimeve”, tha ajo. /ora