RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania dënon hapjen e ambasadës së Papua Guinesë së Re në Kuds

jordania-denon-hapjen-e-ambasades-se-papua-guinese-se-re-ne-kuds

Jordania dënoi hapjen e ambasadës së Papua Guinesë së Re në Kuds, duke e quajtur këtë veprim “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, transmeton Anadolu.

Sinan Majali, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme jordaneze, tha në një deklaratë se çdo masë “që synon ndryshimin e statusit ligjor të qytetit të shenjtë është e pavlefshme, e paligjshme dhe nuk ka efekt ligjor”.

Të martën, kombi i vogël i Paqësorit hapi një ambasadë në Izrael në Kuds, duke u bërë vendi i pestë që zhvendos ambasadën e tij në këtë qytet.

Në vitin 2018, SHBA-ja e zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds, një lëvizje që u pasua nga disa vende, duke përfshirë Hondurasin, Guatemalën dhe Kosovën.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme prej dekadash. Palestinezët këmbëngulin që Kudsi Lindor – i pushtuar ilegalisht nga Izraeli që nga viti 1967 – duhet të shërbejë si kryeqytet i shtetit palestinez.

Related posts

Bislimi: Ka nevojë për një takim shtesë për dinarin

rezart morina

Palestinezët vajtojnë ‘të ardhmen e futbollit’ që u qëllua nga një snajper izraelit

admin

Perëndimi vazhdon të mbështesë Iz’raelin pavarësisht rritjes së numrit të vd’ekjeve në gje’nocidin në Ga’za

RTI