RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania: Shkeljet iz’raelite në Pa’lestinë “nuk duhet të mbeten pa përgjigje” nga komuniteti ndërkombëtar

jordania:-shkeljet-iz’raelite-ne-pa’lestine-“nuk-duhet-te-mbeten-pa-pergjigje”-nga-komuniteti-nderkombetar

Jordania ka theksuar nevojën për një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj “shkeljeve të rënda” të Izraelit në qytetet palestineze, duke pohuar se pushtimi i vazhdueshëm është “rrënja e çdo të keqe”, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë në një deklaratë dënoi fuqishëm “shkatërrimin sistematik” të infrastrukturës në qytetet veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, ku forcat izraelite kanë kryer një operacion ushtarak vdekjeprurës gjatë disa ditëve të fundit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon në mënyrën më të ashpër sulmet e vazhdueshme agresive, sistematike ndaj palestinezëve dhe qyteteve të tyre në territoret e pushtuara palestineze, si dhe shkatërrimin e qëllimshëm dhe barbar të infrastrukturës palestineze në qytetet veriore të Bregut Perëndimor”, tha ministria jordaneze.

Më tej, theksohet se “shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare nga Izraeli nuk duhet të mbeten pa përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar, i cili gjithashtu duhet të veprojë për të penguar ministrat ekstremistë dhe përjashtues të qeverisë izraelite”.

“Pushtuesi i vazhdueshëm izraelit i territoreve palestineze është rrënja e të gjitha të këqijave dhe fundi i tij është i nevojshëm për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, tha ministria.

Po ashtu u dënuan “veprimet e njëanshme izraelite, deklaratat raciste dhe pretendimet e rreme të bëra nga ministrat në qeverinë izraelite, të cilët po përpiqen të imponojnë realitete të reja që rrënjosin pushtimin dhe nxisin kundër palestinezëve”.

Deklarata gjithashtu theksoi se “evakuimi dhe zhvendosja e palestinezëve përbën një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë seriozisht për të përmbushur të drejtat legjitime të popullit palestinez, duke përfshirë krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe sovran përgjatë kufijve të 4 qershorit 1967 me Kudsin si kryeqytet të tij”, theksoi ministria jordaneze.

Nga e mërkura, ushtria izraelite ka nisur operacionin e saj më të madh ushtarak në Bregun Perëndimor verior që nga viti 2002. Sipas burimeve ushtarake izraelite, operacioni ka rezultuar në vdekjen e të paktën 26 palestinezëve.

Tensionet në Bregun Perëndimor të pushtuar janë rritur mes një ofensive brutale izraelite në Rripin e Gazës, e cila që nga 7 tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 40.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Sipas shifrave palestineze, në territorin e pushtuar palestinez janë vrarë të paktën 676 palestinezë, rreth 5.400 të tjerë janë plagosur, si dhe mbi 10.300 janë arrestuar.

Më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuim

Related posts

Francë, policia identifikon shoferin që shtypi 14-vjeçarin me origjinë marokene

admin

10 mijë adresa të shqiptarëve janë pasivizuar nga shteti serb

rezart morina

OKB: Më shumë se 140 punonjës të ndihmave humanitare të vrarë në 2021

admin