RTV AHIRETI
Uncategorized

Joseph: Është e mundur që ShBA të largohet nga KFOR-i, por do të ishte gabim i rëndë

joseph:-eshte-e-mundur-qe-shba-te-largohet-nga-kfor-i,-por-do-te-ishte-gabim-i-rende

Ligjëruesi i universitetit “Johns Hopkins”, eksperti amerikan i Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, deklaroi se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte një gabim shumë i rëndë.

Eksperti amerikan vuri në dukje faktin se Presidenti Donald Trump është i paparashikueshëm dhe një lëvizje e tillë nuk përjashtohet. Megjithatë, ai theksoi se një veprim i tillë do të ndikonte në paqëndrueshmërinë e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Nëse ShBA-ja do të tërhiqej nga KFOR-i, do ishte një gabim shumë i rëndë dhe shpresoj që ShBA-ja të mos ta bëjë këtë veprim. Do të ishte një gabim shumë i rëndë dhe këtë e kam ngritur me zyrtarë të DASH dhe anëtarë të Kongresit”.

“I kam shkruajtur edhe një letër sekretarit Rubio, duke i kërkuar administratës që të mos heqë trupat nga KFOR-i, por me Trumpin asnjëherë s’i dihet se çfarë do të bëjë, është shumë i paparashikueshëm. Është e mundur që ta bëjnë, por do të ishte një gabim i rëndë që ShBA-ja ta bëjë këtë dhe do të ftonin paqëndrueshmërinë në Kosovë dhe rajon”, tha Joseph.





Related posts

Congratulations to our next SWE Advance Power User!

SWE Celebrates National Native American Heritage Month 

Pesë të vrarë në Gaza, mes tyre tre fëmijë. Numri arrin në 72,562

Kushtrim Guraj