Petullat janë një nga alternativat e preferuara në vendin tonë për të konsumuar mëngjesin dhe jo vetëm.
Me të ëmbla apo me të kripura, ato mund t’i shoqëroni me çfarë të doni.
Recetat për petulla janë të shumta, por këtu do të gjeni petullat e Lumës së Kukësit, nga zonja Albana.
Petulla vetëm me 3 përbërës
Përbërësit:
1 gotë miell
Pak kripë
Vaj për skuqje
Sheqer sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tas hedhim miell, kripë dhe ujë të vakët. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe të jetë si në trashësinë e kosit. E lemë brumin të qëndrojë mbuluar me membranë kuzhine për rreth 30 minuta dhe më pas skuqim petullat në vaj të nxehtë dhe i servirim spërkatur me sheqer pluhur.