RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ka nisur takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

ka-nisur-takimi-i-kryenegociatoreve-ne-bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, me ndërmjetësimin e emisarit evropian Miroslav Lajçak, ku vazhdojnë diskutimet për atë që çuhet “çështja e dinarit”.

Është ky takimi i shtatë me radhë në kuadër të dialogut ku po trajtohet e vetmja temë – mënyrat e zbatimit të rregullores së BQK-së lidhur me pagesat me para të gatshme. Nga 1 shkurti sipas rregullores së BQK-s, e vetmja valutë për pagesë me para të gatshme është euro.

Kjo rregullore ka shkaktuar tensione të reja në relacionin Prishtinë-Beograd, por edhe ka hasur në kritika të Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që ta shtyjë zbatimin e rregullores.

Emisari evropian Miroslav Lajçak qysh në muajin mars ka prezantuar një zgjidhje kompormisi, e cila atëbotë ishte e pranueshme për palën kosovare. Nuk ka detaje rreth përmbajtjes së propozimit, por thuhet se i njëjti është akoma në tryezë.

Vet Lajçak rishtazi nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se pret qasje konstruktive të palëve në takimin e sotëm në mënyrë që të gjendet mënyra për të ecur përpara./

Related posts

Escobar sot del para Kongresit, përmend themelimin e Asociacionit dhe shtensionimin e veriut të Kosovës

rezart morina

Pakistani bën thirrje për ndaluar “gje’nocidin e Iz’raelit në Ga’za”

admin

Grupet e ndihmave të pakënaqur nga ndihma humanitare e hedhur nga ajri në Gaza

rezart morina