RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kadyrov: Forcat çeçene, të gatshme të zëvendësojnë Wagnerin në Bakhmut

kadyrov:-forcat-cecene,-te-gatshme-te-zevendesojne-wagnerin-ne-bakhmut

Forcat speciale çeçene Akhmat janë gati të zënë vendin e atyre të Wagner në Bakhmut nëse shefi i saj Yevgeny Prigozhin tërhiqet nga territori nga 10 Maji. Kështu deklaroi lideri çeçen Ramzan Kadyrov në kanalin e tij Telegram. “Luftëtarët tanë janë gati të pushtojnë qytetin,” shkroi Kadyrov.

Më herët, Prigozhin njoftoi se Grupi Wagner po largohet nga qyteti i rrethuar lindor i Ukrainës, Bakhmut duke përmendur mungesën e furnizimeve me municion për të cilin Prigozhin fajëson komandën ushtarake të Rusisë. Ai gjithashtu akuzoi liderët rus si përgjegjës për mijëra viktima në grupin mercenar. /abcnews

Related posts

Kriza prek gjermanët, 10% nuk kanë përdorur fare ngrohje deri në fund të nëntorit

admin

Dhunimi i të miturës në Istog: 1 muaj paraburgim për 54-vjeçarin

Irfan Jahiu

Atentati ndaj Donald Trump, reagon Presidenti Begaj: E dënojmë fuqishëm, dhuna politike nuk ka vend në demokraci

admin