Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha të shtunën se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë pas disfatës së re në fushën e betejës.
Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore.”
Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka hyrë në qytetin e Limanit, në Ukrainën lindore forcat ruse janë tërhequr në rrezik për t’u rrethuar raporton abcnews.