RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kalimet ilegale ‘sfidojnë’ ligjet angleze, mbi 10 mijë kalime në 6 muaj

kalimet-ilegale-‘sfidojne’-ligjet-angleze,-mbi-10-mije-kalime-ne-6-muaj

Më shumë se 10,000 njerëz që nga fillimi i vitit janë përpjekur të kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla. Sipas shifrave të reja ditët e fundit ka pasur një rritje të kalimeve.

Rreth 486 persona kaluan Kanalin të premten dhe 374 të tjerë të shtunën.

Sipas shifrave të fundit nga Zyra e Brendshme, e cila është përgjegjëse për emigracionin, për vitin 2023 10,139 njerëz kanë kaluar Kanalin.

Në vitin 2022, 45,755 migrantë kaluan Kanalin Anglez.

Kalimet u rritën pas një qetësie të shkurtër në fillim të muajit. Deri më tani është raportuar se 2,529 njerëz kanë lundruar midis 10 dhe 17 qershorit. Në 11 qershor 549 njerëz kaluan Kanalin, kjo është shifra më e lartë në një ditë të vetme.

Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë një nga prioritetet e tij të para për këtë vit ndalimin e kalimeve me varka të vogla, rritjen e ekonomisë, përgjysmimin e inflacionit dhe kufizimin e borxhit kombëtar.

Shtatë varka u panë dje, që do të thotë se mesatarisht rreth 53 persona për varkë kaluan Kanalin.

Numri i përgjithshëm i kalimeve deri më tani këtë vit mbetet më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /syri

Related posts

OKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë

rezart morina

Irak, kleriku shiit al-Sadr hyn në grevë urie pas dhunës vdekjeprurëse

admin

S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës

admin