RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kalimi në SHBA, ndalen trenat në qytetin kufitar të Meksikës shkaku i emigrantëve

kalimi-ne-shba,-ndalen-trenat-ne-qytetin-kufitar-te-meksikes-shkaku-i-emigranteve

Operatori i hekurudhave në Meksikë ka ndalur përkohësisht trenat që shkojnë në qytetin meksikan në kufi me Teksasin, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që po tentojnë të hipin në këta trena për të kaluar në SHBA.

Autoritetet meksikane kanë thënë se 60 trena nuk do të qarkullojnë mes dy shteteve për shkak se qindra emigrantë janë lënduar gjatë përpjekjeve për t’u ngjitur nëpër vagonë.

Autoritetet kanë raportuar edhe për të vdekur gjatë këtyre përpjekjeve.

Mirëpo ndalimi i trenave nuk ka ndalur emigrantët që ende janë duke pritur për kalim në SHBA.

Trenat kanë vazhduar lëvizjen në një tjetër vijë hekurudhore, e cila nuk kalon andej nga dëshirojnë të shkojnë emigrantët.

Kompania hekurudhore ka njoftuar se 1 mijë e 500 persona ishin tubuar në hekurudhat e qytetit Torreon në pritje të trenave, ndërkaq 800 emigrantë të tjerë janë duke pritur në parkingun e trenave në Guanajuato.

Më shumë se 1 mijë persona raportohet se kanë hipur në vagonët e trenave që lidhin qytetin e Chihuahuas dhe atij kufitar Ciudad Juarez. /koha

Related posts

Alarm i kuq në Itali, nxehtësi ekstreme mbi 40 gradë Celsius në 25 qytete

Irfan Jahiu

BE: Presim që Kosova të ketë qeveri me shumicë të fortë në Kuvend dhe të aftë për kompromise

admin

Macron: Franca do të tërheqë trupat dhe ambasadorin nga Nigeri

Muhamet Ramadani