RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kalojnë në Sirinë veriperëndimore 14 kamionë të OKB-së me ndihma humanitare

kalojne-ne-sirine-veriperendimore-14-kamione-te-okb-se-me-ndihma-humanitare

Përmes Turqisë në Sirinë veriperëndimore kanë kaluar 14 kamionë të Kombeve të Bashkuara (OKB) me ndihma humanitare, pasi rajoni u godit nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Siç raporton korrespondenti i Anadolu-t në terren, kamionët kaluan në rajonin e Idlibit përmes pikës kufitare Bab al-Hawa në provincën jugore turke Hatay.

Anadolu konfirmon se ndihma e dërguar në kuadër të përpjekjeve të ndihmës ndërkufitare të OKB-së do t’u dorëzohet njerëzve në nevojë në rajon.

Dje, gjashtë kamionë mbërritën në qytetin Idlib, i cili po ashtu u trondit nga tërmetet e fuqishme me qendër në Turqinë jugore.

Një operacion afatgjatë i ndihmës në Siri ka filluar që nga viti 2014, me portën Cilvegözü në pikën kufitare Bab al-Hawa që aktualisht shërben si e vetmja rrugë për ndihmën e OKB-së.

Sipas shifrave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën në rajone të ndryshme të Sirisë të prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş ka arritur në 3.384.

Related posts

Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm

rezart morina

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

rezart morina

Gjykata në Indi refuzoi të ndalojë furnizimin me ar’më për Iz’raelin

rezart morina