RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, rritet në 3.384 numri i personave të vdekur nga tërmetet

siri,-rritet-ne-3.384-numri-i-personave-te-vdekur-nga-termetet

Numri i personave që kanë humbur jetën në rajone të ndryshme të Sirisë të prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş është rritur në 3.384, raporton Anadolu.

Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë që nga 6 shkurti në qytetet Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus të Sirisë të cilët janë prekur nga tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë.

Sipas informacionit që gazetari i AA-së në terren ka siguar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), institucionet shëndetësore lokale dhe burimet lokale, të paktën 2.037 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.950 të tjerë janë plagosur vetëm në Idlib dhe në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, 1.347 persona kanë humbur jetën dhe 2.295 të tjerë janë plagosur nga tërmeti në qytetet Halep, Latakia, Hama dhe Tartus të cilët ndodhet nën kontrollin e regjimit.

Po ashtu shumë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar edhe në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.

Thirrje për “ndihmë emergjente”

Në punimet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve marrin pjesë edhe anëtarët e Ushtrisë Kombëtare të Sirisë (SNA).

Të plagosurit dërgohen për trajtim në qendrat shëndetësore.

Të prekurit që janë dëmtuar ose që u janë shembur shtëpitë nga tërmeti e kalojnë natën në rrugë, nëpër xhami ose në tenda të improvizuara.

Ndërkohë edhe Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha) dhe organizatat e shoqërisë civile lokale në rajonet në veri të Sirisë bëjnë thirrje për ndihmë emergjente.

Related posts

Rama mesazh për zgjedhjet në Turqi: Presidenti Erdoğan është një mik i mirë i ditëve më të vështira – VIDEO

Muhamet Ramadani

“Të shmanget ndërhyrja e huaj ushtarake” – Udhëheqësja e opozitës iraniane: Si mund të përmbyset regjimi i Khameneit dhe Irani të kthehet në një republikë demokratike dhe jo bërthamore

admin

Zelensky mbërrin në Khersonin e çliruar

admin