Kuvendi i Kosovës votoi pro shqyrtimit të afateve kohore të Ligjit për Pagat.
63 deputetë votuan pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Propozuesi i mocionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, deklaroi se deri më 21 dhjetor duhet të bëhet shqyrtimi i projektligjit dhe të dorëzohen komentet.
Kuvendi votoi edhe për shqyrtimin e afateve kohore për Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Nga 82 deputetë sa ishin në sallë, 64 deputetë morën pjesë në votim.