RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamberi për ndalimin e kosovarëve në Serbi: Mirë se vini në të ’90-at

kamberi-per-ndalimin-e-kosovareve-ne-serbi:-mire-se-vini-ne-te-’90-at

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur rikthim në vitet e 90-a, ndalimin që Serbia ua ka bërë shtetasve të Kosovës nga e marta në mbrëmje nëpër pikëkalimet kufitare.

“Mirë se vini në të ‘90-at. Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për ‘procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues’”, ka shkruar ai në Facebook duke shtuar se qytetarët po mbahen me orë të tëra në pikëkalime.

“Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shqiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë. Serbia, sot, po e shkel brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut ‘qarkullimin e lirë’”, ka vazhduar ai.

Edhe sipas Kamberit masat po ndërmerren pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai i ka quajtur ndalesat në kufij, patrullat policore dhe retorikën antishqiptare përsëritje të masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Kamberi ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve.

Related posts

Shkon në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi me thikë në Angli

RTI

Hungaria ‘bllokon’ BE-në, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

admin

Rusia vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së për dërgimin e ndihmave ndërkufitare në Siri përmes Turqisë

rezart morina