Fotoreporteri i Associated Press, i cili ishte i vetmi shqiptar në atë kohë, 24 vjet pas krimit mizor rrëfen për momentin se si filloi xhirimet.
“Në hyrje të Reçakut, m’kujtohet si sot fotografia e parë me një shtëpi ku familjarët e lypshin kokën e viktimës të cilën ia kishin pre kokën. Aty filloi xhirimi im dhe nuk u ndal”, rrëfen Kllokoqi.
Nga aty Kllokoqi vazhdoi të merr pamje edhe tek Lugina ku ishte numri më i madh i viktimave.
“Aty i xhirova shpejt ato kufomat, dhe disa tu qajtë, njerëzit ishin zgju prej gjumit, kanë fillu me dalë te ajo lugina me i gjetë familjarët e vet. Ishte një gjendje shumë e vështirë, po ishte shumë herët”, ka thënë ai.
E pas xhirimeve atje ai u kthye në Prishtinë rreth orës 8 të mëngjesit.
Pasi dorëzoi materialet në agjencinë ku punonte, pamje u shpërndanë në të gjithë botën.
“Ajo u bo tregim botëror, filluan komentet, unë masi i dërgova ato xhirime u ktheva shpejt prap në Reçak për të bërë xhirimin e dytë dhe të tretë” tregon Kllokoqi.
E lajme për masakrën bën që pak orë më vonë, Reçakun ta vizitojë ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.
“Ma vonë kah ora 11-12 erdhi Walkeri ku dha fjalimin e madh botëror që kjo është një masakër ndaj njerëzve”, tregon kameramani.
Nga dokumentimi i Kllokoqit për Masakrën e Reçakut, opinioni ndërkombëtar ktheu vëmendjen tek Kosova.
Në këtë vend, nga ushtria serbe u vranë e masakruan 45 civil shqiptarë.
Kronika e realizuar nga Albiona Hajdari