RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kanada, organizata humanitare HCI mbledh 1.6 milion dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

kanada,-organizata-humanitare-hci-mbledh-1.6-milion-dollare-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi-dhe-siri

Organizata Human Concern International (HCI), me seli në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, e cila filloi aktivitetet e saj në vitin 1979, mblodhi 1.6 milion dollarë kanadezë në fushatën që nisi pas tërmeteve me bazë në Kahramanmaraş të Turqisë, raporton Anadolu.

Koordinatori i fushatës, Husam Helal për AA tha se pasi morën lajmin për tërmetin në Turqi, ata, komunitetet dhe organizatat e tjera muslimane filluan menjëherë punën.

Duke kujtuar se ka shumë miq në Turqi dhe Siri, Helal tha: “Disa prej tyre humbën edhe disa anëtarë të familjes. Kjo dhimbje na preku zemrat. Ne e ndjejmë dhimbjen e të gjithëve në zemrat tona. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Ne jemi një trup”.

“Ne si HCI fillimisht mblodhëm informacione dhe më pas filluam fushatën tonë. Deri tani janë mbledhur 1.6 milion dollarë. Komuniteti musliman këtu është shumë i ndjeshëm dhe donacionet janë duke vazhduar”, tha Helal.

Duke shpjeguar se ata bashkëpunojnë me Shoqatën Ndërkombëtare të Ndihmës dhe Zhvillimit ONSUR dhe AFAD për të ofruar donacione në Turqi dhe Siri, Helal tha: “Ne dërgojmë ndihma përmes këtyre organizatave. Donacionet do të shpenzohen për çdo gjë që nevojitet, si nevoja emergjente, strehim, shëndetësi. Po ashtu, ekipi ynë në Siri do të dërgojë ndihma për vëllezërit tanë atje”.

Husam Helal, i cili deklaroi se janë në kontakt me ambasadën e Turqisë dhe përfaqësues të tjerë në Kanada, tha se shumë organizata të ndihmave humanitare punojnë si në terren ashtu edhe në të gjithë Kanadanë. “Ne do ta vazhdojmë këtë ndihmë, jo për një javë apo 10 ditë, por derisa të shërohen plagët e kësaj fatkeqësie dhe të rindërtohen vendet e shkatërruara”, tha ai.

“Mendoj se kur të publikohet lajmi, shuma e donacionit do të arrijë në 2 milionë dollarë”, tha Helal.

Në javën e fundit të vitit 2022, në Natën e Ertugrulit, ku ftoi aktorin e njohur Engin Altan Düzyatan, organizata HCI mblodhi 3.4 milionë dollarë kanadezë për aksesin në ujë të pastër për fiset indigjene që jetojnë në zonat rurale të Kanadasë dhe disa vendeve në Afrikë dhe Azi.

Related posts

Situata në veri, NATO së dërgon edhe 700 ushtarë të KFOR-it në Kosovë

admin

Gjukanoviq: Mali i Zi në krizë të thellë institucionale dhe politike

admin

BE-ja i kërkon Kosovës “periudhë mjaft të gjatë tranzicioni” për Rregulloren e re të BQK-së

admin