RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja dënon dhunën në Bregun Perëndimor: Vendbanimet kolone duhet të ndalen

kanadaja-denon-dhunen-ne-bregun-perendimor:-vendbanimet-kolone-duhet-te-ndalen

Kanadaja dënoi të mërkurën “dhunën e vazhdueshme” në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe bëri thirrje për “ulje të tensioneve dhe mbrojtje të civilëve”, transmeton Anadolu.

“Kanadaja dënon dhunën e vazhdueshme në Bregun Perëndimor. Zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duhet të ndalet”, tha Ministria e Jashtme në një postim në platformën sociale amerikane X.

Ministria tha se vendbanimet “janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe minojnë perspektivat për paqe, siguri dhe stabilitet”.

Ajo theksoi se “e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet dhe të gjithë civilët duhet të jenë në gjendje të jetojnë në siguri”.

Deklarata vjen në një kohë kur operacionet e ushtrisë izraelite dhe sulmet nga kolonët izraelitë në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar janë intensifikuar që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023.

Sipas të dhënave palestineze, të paktën 1.182 palestinezë janë vrarë, 13.000 janë plagosur dhe afro 24.000 janë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë kësaj periudhe.

Ritmi i bastisjeve dhe shkeljeve izraelite është intensifikuar më tej që nga dhuna e së premtes në qytetin Tell, pranë Nablusit, ku sipas burimeve palestineze, katër palestinezë dhe dy izraelitë u vranë gjatë një sulmi të kryer nga kolonët izraelitë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.

Related posts

Kush po e pengon Trumpin të firmosë?

RTI

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Holandën

admin

Pekini: Kundërshtojmë operacionet e tepërta të SHBA-së kundër anijeve në Karaibe dhe Paqësor

RTI