RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja ngre flamurin për nder të fëmijëve të abuzuar në shkollat rezidenciale

kanadaja-ngre-flamurin-per-nder-te-femijeve-te-abuzuar-ne-shkollat-rezidenciale

Një flamur u ngrit në Parlamentin në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, në shenjë përkujtimi për 150 mijë fëmijët indigjenë të detyruar në shkollat ​​rezidenciale indiane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ngritja e flamurit për të mbijetuarit në Kodrën e Parlamentit është një reflektim dhe shenjë e pikëllimit të thellë për mbi 150 mijë fëmijë indigjenë që u morën me forcë nga familjet e tyre dhe iu mohua kultura dhe gjuha e tyre për të ndjekur shkollat ​​rezidenciale të drejtuara nga shteti dhe kisha” theksoi ministrja e Shërbimeve Indigjene, Patty Hajdu, në një deklaratë për shtyp.

“Sot ne nderojmë të mbijetuarit, si dhe qëndrueshmërinë e kombeve autoktone, popujve Inuit dhe Métis”, tha ajo.

Ishte një kohë e turpshme në historinë kanadeze kur duke filluar nga vitet 1820, fëmijët indigjenë u morën nga familjet e tyre dhe u vendosën në shkolla. Një numër i konsiderueshëm i tyre me vite të tëra iu nënshtrua abuzimit seksual, psikologjik dhe fizik.

Shkollat, që ishin 139 dhe prej të cilave e fundit u mbyll në vitet 1990, drejtoheshin nga organe fetare, duke përfshirë 60 për qind nga Kisha Katolike.

Vlerësohet se më shumë se 4.500 fëmijë vdiqën dhe sëmundjet ishin të përhapura, kryesisht tuberkulozi.

Shumë prej tyre u varrosën në pronat e shkollave, ndërsa kryqet mbi varret e tyre ishin zhdukur prej kohësh. Disa familje u interesuan për fatin e fëmijëve të tyre dhe kurrë nuk u informuan për vdekjen e tyre.

Që nga viti 2021, më shumë se 1.200 varre janë zbuluar në shkolla të ndryshme duke përdorur radarë që depërton në tokë.

Evropianët e bardhë të shekullit të 19-të po përpiqeshin të zhduknin kulturën indigjene. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se ky ishte një gjenocid.

Sot, Kanadaja vazhdon rrugëtimin e pajtimit, duke pranuar gabimet e saj ndaj banorëve autokton të vendit.

“Këtë flamur e krijuan të mbijetuarit (portokalli dhe të bardhë) si simbol i udhëtimit të ndërlikuar që po bëjmë së bashku drejt rikuperimit”, tha Stephanie Scott, drejtore ekzekutive e Qendrës Kombëtare për të Vërtetën dhe Pajtimin (NCTR). “Unë i njoh të mbijetuarit, flamuri që valëvitet në Kodrën e Parlamentit do të shërbejë si një kujtesë për të gjithë ne se duhet të vazhdojmë të dëgjojmë dhe kuptojmë të vërtetën e shkollave rezidenciale”, tha ajo.

“Kur kanadezët të shohin flamurin, ata duhet të reflektojnë mbi veprimet që mund të ndërmarrin si individë me të gjitha kapacitetet në rrugën tonë të përbashkët të pajtimit”.

Flamuri do të valëvitet në Kodrën e Parlamentit, selia e qeverisë federale, deri në gjetjen e një vendi të përhershëm në vitin 2024.

Related posts

Rritja e tensioneve me Rusinë, Blinken “zbarkon” në Moldavi

admin

Pas tërheqjes së trupave, shefi i Wagner shihet duke u larguar nga Rostov – VIDEO

admin

Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviq

rezart morina