RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Mehmeti

rasti-i-dhunimit-te-11-vjecares,-jep-doreheqje-drejtori-i-policise,-mehmeti

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e ka pranuar kërkesën për dorëheqje, e cila ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.

Mehmeti këtë e ka kërkuar për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale, tha Sveçla.

Pas lirimit nga detyra e Mehmetit, kryeministri Albin Kurti ka caktuar ushtrues detyre të drejtorit të PK-së Fehmi Hotin.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Related posts

Kurti bisedon me Cholletin, kërkohet zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit

rezart morina

Osmani fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

rezart morina

Pas 8 vitesh ngërç, Parlamenti Europian do të votojë paketën kryesore të migracionit. Ja çfarë përmbajnë 10 projektligjet

admin