RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanali televiziv franko-gjerman bën propagandë për organizatën te’rroriste PKK

kanali-televiziv-franko-gjerman-ben-propagande-per-organizaten-te’rroriste-pkk

Në kanalin e përbashkët televiziv franko-gjerman ARTE është bërë propagandë për organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu.

Në kanalin ARTE u transmetua një dokumentar i titulluar “PKK-ja në Evropë: Luftë e armatosur apo terrorizëm?”.

Në dokumentarin ku kanali televiziv bën propagandë për organizatën terroriste PKK, përfshinte edhe një intervistë me ish-senatorin, Laurence Cohen nga Partia Komuniste e Francës (PCF).

Gjithashtu në dokumentarin në të cilin u intervistuan shumë liderë të organizatës terroriste në Evropë, përfshinte gjithashtu intervista me Şahin Polat, bashkëkryetar i Këshillit Demokratik Kurd (CDK-F), i cili është struktura ombrellë e grupeve të lidhura me PKK/KCK në Francë dhe zëdhënësen e CDK-F, Berivan Fırat, ku ata mbronin këto lidhje të organizatës.

Dokumentari shpjegon se si PKK/KCK financohet në Francë dhe mbarë Evropën ndërsa u theksua se organizatës terroriste çdo vit nga mbarë Evropa i mundësohet financim prej rreth 20 milionë eurosh.

Related posts

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Muhamet Ramadani

Putin: Një “luftë e vërtetë” po bëhet kundër Rusisë

Muhamet Ramadani

Një dron rrëzohet në selinë e inteligjencës irakiane në Bagdad

Kushtrim Guraj