RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes

kancelari-gjerman,-merz:-be-ja-duhet-te-transformohet-ne-nje-bashkim-evropian-te-mbrojtjes

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes mes sfidave në rritje të sigurisë ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Duke folur në Samitin e Biznesit “Suddeutsche Zeitung”, Merz tha se evropianët duhet të ndërmarrin hapa të rinj në përgjigje të luftës në Ukrainë, ndryshimeve në marrëdhëniet euroatlantike dhe qëndrimit gjithnjë e më agresiv të Kinës.

“Është domosdoshmëri për ta transformuar këtë BE në një bashkim evropian të mbrojtjes. Ne përballemi me sfida ndërkombëtare që ne si evropianë duhet t’i adresojmë së bashku, me aftësinë për të mbrojtur veten”, tha ai duke shtuar se Gjermania duhet të marrë më shumë përgjegjësi për Evropën.

“Si ekonomia më e fortë dhe vendi më i populluar në BE, ne mbajmë përgjegjësi shumë më të madhe se kushdo tjetër për të marrë një shkallë lidershipi brenda BE-së. Por, kjo mbetet frazë e zbrazët nëse nuk është e mbushur me substancë”, tha Merz.

Related posts

Dëshmorë dhe të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza dhe kampin Nuseirat

RTI

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Kushtrim Guraj

Tornado fundosi jahtin luksoz në Silici, gjendet një trup i pajetë! 6 persona ende të zhdukur

admin