RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman Merz Trumpit: X-i i Elon Muskut duhet të zbatojë ligjin në Evropë

kancelari-gjerman-merz-trumpit:-x-i-i-elon-muskut-duhet-te-zbatoje-ligjin-ne-evrope

Kancelari gjerman Friedrich Merz hodhi poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj gjobës së madhe që Bashkimi Evropian vendosi ndaj X-it, platformës së medias sociale të miliarderit Elon Musk, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, Merz tha se ka marrë shënim nga kritikat e ashpra të presidentit Trump ndaj Evropës, por theksoi se ligji evropian zbatohet njësoj për të gjitha kompanitë pa përjashtim.

“Po ashtu si kompanitë gjermane dhe evropiane në SHBA duhet të respektojnë ligjet që vlejnë atje dhe, nëse është e nevojshme, të përballen me dënime shumë strikte, kompanitë amerikane në Evropë duhet gjithashtu të pranojnë rregullat që vlejnë këtu”, tha kreu konservator.

“Nëse nuk i respektojnë, atëherë ekzistojnë sigurisht edhe mundësi për sanksione në Gjermani dhe Evropë. Ekziston mundësia e ankimimit ligjor për këtë. Kjo vlen në një shtet kushtetues dhe gjithashtu në një komunitet ligjor si BE-ja për të gjitha kompanitë, jo vetëm evropiane, por edhe amerikane dhe të gjitha të tjerat”, shtoi Merz.

Të premten, Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj X-it për shkelje të shumta të Aktit për Shërbimet Digjitale të BE-së (DSA) – vendimi i parë për mosrespektim nën këtë rregullore historike.

Related posts

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

admin

Kishte defekt në frena, aksidentohet autobusi me pelegrinë në Iran, raportohet për 28 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

admin

Vdes një person në një aksident në dalje të Gjakovës

Muhamet Ramadani