RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman: Socialdemokratët do të mbështesin fuqishëm lirinë e Ukrainës

kancelari-gjerman:-socialdemokratet-do-te-mbeshtesin-fuqishem-lirine-e-ukraines

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka premtuar se partia e tij, Social Demokratët (SPD), do të mbështesë fuqishëm lirinë e Ukrainës dhe përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

“Ne me gjithë fuqinë tonë do të mbështesim kombin ukrainas, luftën e tyre për të mbrojtur lirinë e tyre”, tha Scholz në një konferencë të partisë në Berlin, ku u shënua ditëlindja e 160-të e SPD-së së qendrës së majtë.

Szholz akuzoi Rusinë për “luftë imperialiste” kundër Ukrainës dhe argumentoi se lufta gjithashtu është një “sulm ndaj vlerave dhe parimeve” të mbrojtura nga socialdemokratët për dekada.

Kancelari gjerman theksoi se Rusia “nuk duhet dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”, si dhe ripohoi se Gjermania do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë për të mbrojtur territorin e saj “për aq kohë sa të duhet”.

“Ky kapitull i hidhur në historinë e kontinentit tonë, i krijuar nga iluzionet imperialiste të Vladimir Putin-it, do të përfundojë me anëtarësimin e Ukrainës së lirë në BE si një anëtare e plotë”, tha ai.

Related posts

Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim

admin

BE: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje, shenjë e përkushtimit të popullit turk për të ushtruar të drejtën demokratike

Muhamet Ramadani

Austria vazhdon angazhimin në KFOR, deri në 600 ushtarë do të vendosen më 2026

Muhamet Ramadani