RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, infektohet me COVID-19

kancelari-i-gjermanise,-olaf-scholz,-infektohet-me-covid-19

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Gjermanisë, DPA, zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit, njoftoi se kryeministri Scholz është infektuar me COVID-19.

Hebestreit tha se kancelari Scholz ishte i izoluar në banesën e tij në ndërtesën e Kryeministrisë.

Duke informuar se Scholz tregoi simptoma të lehta të ftohjes, Hebestreit tha se takimet publike të kryeministrit Scholz të planifikuara për këtë javë u anuluan, por Scholz donte të merrte pjesë online në takimet me kryeministrat e shteteve dhe takime të tjera të brendshme.

Scholz kishte vizituar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin më 24-25 shtator.

Nga ana tjetër, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, konfirmoi në Twitter se u prek me COVID-19 dhe i këshilloi të gjithë t’i kushtojnë vëmendje vetes në sezonin e vjeshtës. /aa

Related posts

Vdekje e dyshimtë te parku i qytetit në Prishtinë

admin

Jordania: Komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të gjejë zgjidhje në Ga’za

rezart morina

Qeveria jep detaje nga vizita e Kurtit në komunat veriore

RTI