RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kandidatja për kryeministre të Britanisë thotë së është e gatshme të përdorë armët bërthamore

kandidatja-per-kryeministre-te-britanise-thote-se-eshte-e-gatshme-te-perdore-armet-berthamore

Kandidatja favorite për kryeministre të Britanisë, Liz Truss, ka thënë se do të ishte e gatshme të përdorë armët bërthamore të Britanisë, nëse një gjë të tillë e kërkon situata në të ardhmen.

Truss, e cila pritet të marrë postin e kryeministres në më pak se dy javë, ka thënë se shtypja e butonit është një detyrë e rëndësishme për njerëzit në këtë rol.

“Mendoj se është një detyrë e rëndësishme e Kryeministrit dhe jam gati ta bëj”, tha Truss gjatë një debati.

Shumica e kandidatëve për të udhëhequr Britaninë dhe kryeministrat kanë pohuar se do të ishin të përgatitur të përdorin armë bërthamore.

Sekretarja e Jashtme pritet të mundë kundërkandidatin e saj, Rishi Sunak dhe të shpallet kryeministre më 5 shtator, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet

Muhamet Ramadani

Gjermania dhe Republika Çeke premtojnë më shumë ndihmë për Ukrainën

admin

Izraeli kreu sulme ajrore ndaj Rripit të Gazës

Muhamet Ramadani