RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kapacitetet e Kosovës për emergjenca natyrore

kapacitetet-e-kosoves-per-emergjenca-natyrore

Në dy grupe ndahen institucionet që vihen në lëvizje varësisht përmasave të emergjencave natyrore që mund ta përfshijnë vendin tonë.

Në grupin e reaguesve të parë bëjnë pjesë Njësitë Profesionale dhe Vullnetare të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Shërbimi Mjekësore Emergjent, Policia e Kosovës dhe Strukturat për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë.

Nga Policia kanë treguar se për çka kërkohet angazhimi i tyre në raste të tilla.

“Policia bazuar në planet për situata të fatkeqësive natyrore, ka detyra dhe specifika të veçanta përfshirë mbrojtjen e jetës, ofrimin e sigurisë, mbrojtjen e pronës, siguria në trafik etj”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas planit të Reagimit Kombëtar, në pjesën e dytë aktivizohen Forca e Sigurisë së Kosovës, KFOR-i e ndihmat e mundshme ndërkombëtare.

Bazuar në këto, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thonë se nuk është në nivelin e duhur ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të këtyre dy niveleve të reagimit.

“Bazuar në vlerësimet nga brenda dhe jashtë, kapaciteti i vendit është i përgatitur për të reaguar në emergjenca dhe fatkeqësi të nivelit të ulët deri në të mesëm. Furnizimet me materiale të nevojshme për njësi reaguese dhe mekanizmin koordinues shtetërorë në raste të fatkeqësive, lënë për të dëshiruar në secilin aspekt. Rrjedhimisht, konsiderohet e domosdoshme të intensifikohen përpjekjet për ngritje dhe zhvillim të qëndrueshëm në të dy nivelet e qeverisjes së vendit”, thuhet në përgjigjen e AME-së.

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, thekson se ka mungesë të resurseve njerëzore që janë në vijë të frontit në raste të emergjencave natyrore.

Reaguesit e parë, u aktivizuan së fundmi në vërshimet nga uji në disa qytete.

Related posts

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

admin

Kryediplomati turk dhe kryeministri i Katarit diskutojnë për Gazën

RTI

Osmani takohet më ambasadorin e Turqisë, diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror

rezart morina