RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Kapërcimi i vakteve mund të ketë pasoja shëndetësore

​kapercimi-i-vakteve-mund-te-kete-pasoja-shendetesore

Kapërcimi i një ose më shumë vakteve lidhet me rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe problemeve kardiovaskulare, por edhe të ngrënit shumë pranë njëri-tjetrit nuk është i shëndetshëm.

Hulumtimi, i kryer në më shumë se 24,000 njerëz mbi moshën 40 vjeç, zbuloi se kufizimi i ngrënieve të vakteve gjatë ditës lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë së hershme gjithashtu dhe anashkalimi i mëngjesit lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjeve nga problemet e zemrës ose enëve të gjakut.

Përfundimet, u publikuan në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics , dhe vunë në pikëpyetje përfitimet e ushqyerjes me ndërprerje duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit dhe vëmendjes ndaj ushqyerjes së trupit në kohën e duhur.

Kapërcimi i vakteve është më i zakonshëm tek ata që pinë duhan dhe alkool dhe tek ata që nuk ushqehen mjaftueshëm me vlera ushqyese.

Një shpjegim i mundshëm për rrezikun qe sjell kapërcimi i vakteve, do të konfirmohet në studime të mëtejshme. Anashkalimi i vakteve çon në marrjen e të gjitha kalorive që na nevojiten duke shkaktuar çekuilibër në organizëm, për shembull në rregullimin e glukozës dhe menaxhimin e dobët të metabolizmit. Jo më kot edhe ngrënia e të tre vakteve, por në kohë me më pak se 4.5 orë diferencë, lidhet me një rrezik më të madh të vdekshmërisë së hershme.

Related posts

Nëse jeni konsumes të këtyre ilaçeve, mundohuni të shmangni sa më shumë diellin

admin

Nëse keni këtë simptomë në mëngjes mund të rezultoni me COVID

admin6

Çfarë ndodh me trupin nëse hiqni bulmetin nga dieta juaj

admin