RTV AHIRETI
Uncategorized

Kapet në flagrancë duke prerë dru në pyll shtetëror, Policia ia sekuestron traktorin dhe motor-sharrat

kapet-ne-flagrance-duke-prere-dru-ne-pyll-shteteror,-policia-ia-sekuestron-traktorin-dhe-motor-sharrat

Aksioni i përbashkët i Policisë dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës ka rezultuar me kapjen në flagrancë të një personi që dyshohet se po priste ilegalisht dru në një pyll shtetëror në veri të vendit.

Burimet e bëjnë me dije se autoritetet kishin pranuar informacion se persona të panjohur po kryenin prerje të paligjshme të drunjve në zonën e Mokra Gorës, në komunën e Zubin Potokut.

Pas daljes në terren, njësitë policore dhe zyrtarët e APK-së kanë hasur një person të dyshuar duke prerë dru, ndërsa pranë tij ndodhej edhe një traktor me rimorkio.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar traktori me rimorkio dhe dy motor-sharra, të cilat dyshohet se përdoreshin për prerjen e drunjve.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shkoi në pyll me traktor e motor-sharra, por u kthye nën shoqërimin e Policisë. Aksioni në Mokra Gorë përfundoi me arrestim dhe sekuestrim të mjeteve të punës.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.





Related posts

Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini

Kushtrim Guraj

Kontingjenti i FSK-së zgjerohet në Gazë, ushtarë të rinj i bashkohen misionit ndërkombëtar

Kushtrim Guraj

QËNDRUESHMËRIA NË ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu