RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Kardiologët absolutisht nuk lejojnë pesë lloje ushqimesh: Janë fatale për zemrën

​kardiologet-absolutisht-nuk-lejojne-pese-lloje-ushqimesh:-jane-fatale-per-zemren

Edhe pse mbizotëron mendimi se sëmundjet e zemrës ndodhin kryesisht te të moshuarit, edhe të rinjtë nuk janë imunë ndaj këtij problemi. Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik, dieta e gabuar dhe zakonet e këqija të jetesës mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Për sa i përket numrit të jetëve të marra, sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë famëkeq. Kjo është arsyeja pse ekspertët paralajmërojnë se cilat ushqime mund të ndikojnë negativisht dhe përshpejtojnë plakjen e zemrës.

Mish i kuq

Ky lloj mishi është i pasur me yndyra të ngopura. Këto yndyrna “të këqija” gjenden edhe në ushqime të tjera – vezë, krem, gjalpë dhe djathëra me yndyrë të plotë. Ato mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit të keq, por edhe në shfaqjen e obezitetit dhe diabetit.

Ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta

Ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur, sepse përmbajnë yndyra trans, sasi të mëdha erëzash, sheqer dhe përmirësues të shijes. E gjithë kjo ka një efekt negativ në shëndetin e trupit tonë.

Alkooli

Konsumimi i alkoolit është jashtëzakonisht i dëmshëm – prishë gjumin, të shkaktojë dehidrim dhe të rrisë rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës. Alkooli rritë shanset e mpiksjes së gjakut dhe presionit të lartë të gjakut.

Konsumimi i tepërt i kafesë dhe pijeve që përmbajnë kafeinë

Konsumimi i tepërt i kafesë dhe pijeve me kafeinë mund të rrisë rrezikun e plakjes së parakohshme. Nëse pini më shumë se 1-2 gota nga kjo pije, një sasi e madhe kafeine mund të ketë një efekt negativ në zemër.

Mish i skuqur dhe i kripur

Ushqimi i skuqur dhe i kripur mund të shkaktojë dehidrim, rritje të presionit të gjakut dhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Për këtë arsye nuk duhet ta teproni me këtë ushqim.

Related posts

​Cilat janë efektet anësore të marrjes së tepërt të vitaminës C?

admin

Fluksi i rasteve me diarre dhe vjellje mbingarkon Pediatrinë

admin

Nëse keni këto simptoma, ju vuani nga diabeti

admin