Katari dërgoi një avion me 18 tonë ndihma humanitare në Rripin e Gazës, i cili mbetet nën bllokadën izraelite dhe përballet me sulme të vazhdueshme, raporton Anadolu.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit, një avion i Forcave të Armatosura të Katarit që transportonte ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës u dërgua në qytetin El Arish të Egjiptit, afër Gazës.
Avioni, me 18 tonë ndihma, përfshirë ushqimin dhe materiale të strehimit, do të transportohet nga Egjipti në Gaza.
Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor, shteti i Gjirit ka dërguar rreth 1.900 tonë ndihma në Gaza përmes 61 fluturimeve, duke synuar të furnizojë rajonin pas sulmeve.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit.
Mbi 23.469 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 59.410 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.