RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari dhe Bahreini marrin vendim për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike

katari-dhe-bahreini-marrin-vendim-per-te-rivendosur-marredheniet-diplomatike

Katari dhe Bahreini kanë marrë vendim për të rivendosur sërish marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, vendimi është marrë në fund të mbledhjes së dytë të Komitetit të Monitorimit Katar-Bahrein.

Çështjet në rendin e ditës u diskutuan në Komitetin e Monitorimit Katar-Bahrein, i cili u mblodh në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, në të cilin u shqyrtuan rezultatet e takimit të parë të Komiteteve të Ligjit dhe Sigurisë së Përbashkët.

Të dy palët kanë theksuar se hapi i ndërmarrë për rivendosjen e marrëdhënieve, buron nga dëshira reciproke për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe, për të mbështetur integrimin dhe unitetin e Gjirit, si dhe respektimin e parimeve të barazisë, sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe fqinjësisë së mirë mes shteteve.

Me samitin e mbajtur më 5 janar 2021 në Al-Ula të Arabisë Saudite, iu dha fund bojkotit të shpallur prej një kohe më shumë se 3 vjet kundër Katarit nga katërshja arabe, Arabi Saudite, Egjipt, EBA dhe Baherini. Por për shkak të pranisë së problemeve të pazgjidhura ende mes Katarit dhe Bahreinit rivendosja e marrëdhënieve diplomatike ishte vonuar.

Related posts

IPK rekomandon suspendimin e policit në Prishtinë, dyshohet se plagosi nënën e tij

rezart morina

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

rezart morina

Çfarë ndodhi në qiell të hapur?! Helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti i Iranit, bën ulje të detyruar. Publikohet fotoja e Ebrahim Raisi duke…

admin