Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka përshëndetur si “pozitive” një përgjigje të grupit palestinez Hamas ndaj një marrëveshjeje kornizë për një armëpushim të ri të mundshëm në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve me Izraelin, transmeton Anadolu.
“Ne morëm përgjigjen e Hamasit ndaj marrëveshjes kornizë”, tha bin Jassim Al Thani në një konferencë të përbashkët për media në Doha me sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, i cili po qëndron për vizitë në rajon për të nxitur një armëpushim.
“Përgjigja e Hamasit përmban shënime, por në përgjithësi është pozitive”, shtoi ai.
Më 28 janar, sipas burimeve palestineze dhe amerikane, një takim u mbajt në Paris me pjesëmarrjen e Izraelit, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për të diskutuar një marrëveshje me tre faza që përfshin një shkëmbim pengjesh dhe një ndërprerje të armiqësive në Gaza.
Izraeli vlerëson se ka rreth 136 pengje izraelite në Gaza të mbajtura nga Hamasi, ndërsa të paktën 8.800 palestinezë po mban në burgjet izraelite, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim të numrave përfundimtar nga asnjëra palë.