Katari vazhdoi dërgesat e tij të ndihmave humanitare në Turqi pas tërmeteve të njëpasnjëshme që tronditën vendin në fillim të këtij muaji, raporton Anadolu.
Dy avionë ushtarakë mallrash nga Katari transportuan materiale të ndihmës nëpërmjet një ure ajrore humanitare që lehtësoi dërgesat e ndihmave në Turqinë jugore që nga 6 shkurti, kur goditën tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, duke prekur mbi 13 milionë njerëz.
Avioni, duke u ulur në bazën ajrore Incirlik në provincën jugore Adana, solli furnizime të higjienës personale të dërguara nga institucione dhe organizata të ndryshme për viktimat e tërmetit që qëndrojnë në strehimore të përkohshme.
Gjithsej nëntë avionë ushtarakë kanë dërguar gjithashtu furnizime të tjera ndihme, të tilla si tualete dhe banja të lëvizshme, gjatë tri ditëve të fundit në bazën ajrore, nga e cila u dërguan në zonat e goditura nga tërmeti ku ato nevojiten.
“Ne e duam shumë Turqinë. Ne jemi gjithmonë me ju në ditët tuaja të vështira. Nuk është diçka për t’u falënderuar, ne po bëjmë detyrën tonë”, tha për Anadolu komandanti ushtarak i Katarit në Turqi, nënkolonel Hamad Al-Hajri.
Të paktën 42.310 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt.
Sending the first batch of mobile homes to shelter those affected by the earthquake in Turkey and Syria and support their livelihoods.#Qatar #Turkey #Syria_earthquake pic.twitter.com/GOz3IcYNDT
— Lujain Masoud (@LujainMasoud13) February 14, 2023