RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Katër qytetarë gjobiten me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

kater-qytetare-gjobiten-me-nga-500-euro-per-hedhje-te-mbeturinave-ne-prishtine

Inspektorati i Komunës së Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte janë shqiptuar katër gjoba në vlerë prej 500 eurosh ndaj personave që kanë hedhur mbeturina vëllimore në hapësira publike.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet inspektuese kanë qenë aktive në terren, duke zhvilluar kontrolle dhe monitorime në zona të ndryshme të qytetit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve që po dëmtojnë ambientin dhe po pengojnë shfrytëzimin normal të hapësirave publike.

“Inspektorati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese”, thuhet në reagim.

Nga komuna u është bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave përmes numrave pa pagesë 0800 12233 dhe 0800 12244.

“Prishtina duhet të mbahet pastër. Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku”, thuhet tutje në njoftim

Related posts

Kush pritet të fitojë dhe a do të kenë ndikim në politikat e BE-së? Çfarë duhet të dini për zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian

admin

Zgjedhjet në veri mund të nxjerrin probleme politike e ligjore nëse bojkotohen nga serbët

admin

Mjeku izraelit: Të burgosurve nga Gaza iu prenë këmbët shkaku i lëndimeve nga prangat

Muhamet Ramadani