Katër persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të ndodhur mes dy veturave, në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.
Aksidenti kishte ndodhur saktësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në orën 13:30.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.