RTV AHIRETI
Shtojca

Katër vite pas Apple, Google do të eliminojë cookiet në 2024

kater-vite-pas-apple,-google-do-te-eliminoje-cookiet-ne-2024

Tani që sistemi i alternativ i Google i gjurmimit të përdoruesve quajtur “Privacy Sandbox” ka debutuar në Chrome kompania më në fund është gati të distancohet nga mënyra e vjetër e gjurmimit për qëllime reklamimi.

Chrome më në fund njoftoi planet për të vrarë cookiet e palëve të treta. Kanë kaluar thuajse 4 vite që kur cookiet e palëve të treta janë çaktivizuar në Firefox dhe Safari por Google, një prej kompanive më të mëdha të reklamimit në botë, ka vepruar ngadalë në lidhje me këtë proces.

Kompanitë e reklamimit përdorin cookiet e palëve të treta për të gjurmuar përdoruesit në ueb dhe aktiviteti në ueb përdoret për tu dërguar përdoruesve reklama rreth produkteve që ju interesojnë.

Tani që sistemi i alternativ i Google i gjurmimit të përdoruesve quajtur “Privacy Sandbox” ka debutuar në Chrome kompania më në fund është gati të distancohet nga mënyra e vjetër e gjurmimit për qëllime reklamimi.

Google thotë se cookiet e palëve të treta do të largohen duke filluar nga gjysma e parë e 2024. Postimi në blog i Google e quan lançimin e “Privacy Sandbox” si mbrojtje ndaj gjurmimit dhe thotë se debutimit do të fillojë më 4 Janar ku 1 përqind e përdoruesve do të kenë qasje në të.

Deri në gjysmën e dytë të 2024 sistemi i ri do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit Chrome në desktop dhe në Android.

Related posts

Katër gjëra që Google Maps mund t’i bëjë

admin

Ekzemat, shkaqet dhe trajtimi në mënyrë natyrale

Muhamet Ramadani

Mos e goditni njeriun në fytyr

admin