RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kazakistan, 9 ushtarakë humbën jetën pasi u morën nga dallgët e detit gjatë stërvitjes në Detin Kaspik

kazakistan,-9-ushtarake-humben-jeten-pasi-u-moren-nga-dallget-e-detit-gjate-stervitjes-ne-detin-kaspik

Kazakistani njoftoi sot se 9 ushtarakë të tij u konfirmuan të vdekur pasi u morën nga dallgët e detit gjatë një stërvitjeje ushtarake detare në Detin Kaspik, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se ushtarakët humbën jetën ndërsa po kryenin një mision stërvitor luftarak në rajonin Mangistau, në jugperëndim të vendit ndërsa incidenti ndodhi pas “përkeqësimit të papritur të kushteve të motit dhe intensifikimit të erërave”.

“Sipas të dhënave paraprake, 19 ushtarakë u morën nga dallgët e detit”, thuhet në deklaratë ku theksohet se 3 ushtarakë u shpëtuan dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit për personelin e mbetur vazhdojnë.

Një komision i drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, Dauren Kosanov, u dërgua urgjentisht në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të koordinuar operacionet e kërkim-shpëtimit, thuhet më tej.

“Informacione të mëtejshme lidhur me ecurinë e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen e ushtarakëve do të publikohen pasi të merren dhe verifikohen të dhënat”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Raporti: Iz’raeli mund të qëndrojë në Ga’za ‘për shumë muaj’

Muhamet Ramadani

Ministri britanik i mbrojtjes paralajmëron për “epokë të re kërcënimesh”

Muhamet Ramadani

Anëtarësimi i Kosovës, sot votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE

admin