RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kazakistan: Presidenti shkarkon ministrin e mbrojtjes pas vdekjes së 14 ushtarakëve në Detin Kaspik

kazakistan:-presidenti-shkarkon-ministrin-e-mbrojtjes-pas-vdekjes-se-14-ushtarakeve-ne-detin-kaspik

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, të dielën shkarkoi nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Dauren Kosanov, pas vdekjes së 14 ushtarakëve gjatë një stërvitjeje detare në Detin Kaspik, transmeton Anadolu.

Deklarata përkatëse u publikua në faqen zyrtare të presidencës dhe në rrjetet sociale.

“Kosanov Dauren Zhumatyevich është shkarkuar nga detyra e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kazakistanit”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të presidencës.

Kosanov u emërua ministër i Mbrojtjes në vitin 2025 dhe u riemërua në këtë post nga Tokayev në shtator.

Më 24 shtator, 17 ushtarakë u morën nga dallgët dhe përfunduan në det gjatë një stërvitjeje detare në rajonin Mangystau, në bregdetin e Detit Kaspik.

Katërmbëdhjetë prej tyre humbën jetën, ndërsa tre u shpëtuan. Për incidentin u hap çështje penale dhe u arrestuan pesë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë shefin e shtabit dhe zëvendëskomandantin e parë të përgjithshëm të forcave detare.

Sipas hetuesve, ushtarakët përfunduan në det teksa po zbrisnin nga një varkë, ndërsa kushtet atmosferike po përkeqësoheshin.

Më 26 shtator, Tokayev urdhëroi krijimin e një komisioni për të kryer një shqyrtim gjithëpërfshirës të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes pas incidentit.

Related posts

Tre kongresmenët amerikanë paraqesin rezolutë në Kongres: Kosova të anëtarësohet në NATO

admin

Izraeli dhe Libani rikthehen në negociata, raundi i tretë do të mbahet në Uashington javën e ardhshme

admin

Mishetiq në Hagë: Shpallja fajtor e Thaçit do të ishte “padrejtësi historike”

Irfan Jahiu