Komisioni Evropian disbursoi sot 500 milionë euro të tjera (532 milionë dollarë) për Ukrainën, si pjesë e paketës së ndihmës.
Pagesa e fundit e çon shumën totale të kredive të vëna në dispozicion për Ukrainën nga BE që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, në 7.2 miliardë euro.
Kreditë synojnë të ndihmojnë Ukrainën e shkatërruar nga lufta me shpenzime publike si pagesa e pensioneve dhe menaxhimin e spitaleve.
“Që nga shkurti, BE-ja ka ndihmuar Ukrainën me ndihma financiare, buxhetore dhe humanitare me vlerë 19.7 miliardë euro”, tha komisioni.
Për vitin 2023, komisioni ka planifikuar të mbështesë Ukrainën me 18 miliardë euro. /atsh