RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kearns: Kosova është shtet sovran, Britania urgjent të fokusohet në Ballkan

kearns:-kosova-eshte-shtet-sovran,-britania-urgjent-te-fokusohet-ne-ballkan

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka shkruar në rrjetin social ‘X’, se pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan.

“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran”, tha ajo.

Duke shtuar se Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse. “Populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka deklaruar Kearns.

Related posts

Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës

admin

​Haxhiu takon sot krerët e partive para vazhdimit të seancës konstituive

Irfan Jahiu

Alireza Arafi zgjidhet si anëtar klerik i Këshillit të Përkohshëm të Udhëheqjes së Iranit

Irfan Jahiu