Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se si rezultat i erërave të forta, janë dëmtuar përçues dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve.
KEDS-i ka potencuar se ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.
“Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, ka bërë të ditur KEDS.