Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se nga data 1 gusht, do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor.
Siç thuhet në njoftimin e KEDS-it, vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.
“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Po ashtu, KEDS-i u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.
The post KEDS: Nga 1 gushti taksë për vonesat e pagesës së faturave elektrike first appeared on Radio Televizioni Iliria.