RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë

nje-grua-ka-rene-nga-ura-e-fshajt-ne-gjakove

Gjatë ditës së sotme një grua raportohet se ka rënë nga Ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për tëvë1.info, se njësitet policore dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa është informuar edhe Njësia për Kërkim Shpëtim.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, tha ai.

Sipas tij, “në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”.

Related posts

Japonia ndihmon në përmirësimin e ekonomisë së Afganistanit

admin

Alarmon presidenca për lëvizjet e Serbisë: Po e shkel sovranitetin e Kosovës, po vepron si Rusia në Ukrainë

admin

Sekuestrimi i 1 ton drogë në Kosovë, reagon ministri Sveçla: Vendi i kriminelëve është pas hekurave! Detaje nga operacioni

admin